nteligjenca ukrainase tregon se Rusia po përgatit një sulm të ri në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë në video-adresimin e tij të përditshëm , sipas Ukrinform.
Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të qëndrojnë të sigurt dhe të marrin parasysh alarmet për sulme ajrore.
Ai u bëri thirrje gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës, duke theksuar se çdo vonesë në furnizimin me raketa për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, veçanërisht raketat interceptuese për sistemet Patriot, kushton jetë njerëzish dhe e inkurajon Rusinë të vazhdojë luftën."Bota ka sasinë dhe cilësinë e nevojshme të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Ajo që nevojitet janë vendimet tuaja për të siguruar mbrojtje të vërtetë për jetët në Ukrainë. Mbi të gjitha, këto janë vendime nga Shtetet e Bashkuara dhe nga partnerët tanë të fortë në Evropë dhe në mbarë botën. Ju lutemi veproni me vendosmëri dhe ndihmoni në mbrojtjen e jetëve. Raketat Patriot nuk nevojiten në depo, por në bateritë Patriot në Ukrainë", tha Zelensky.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që po ofrojnë ndihmë të vërtetë.