Trajneri i Egjiptit pas eliminimit: Donin ta mbanin Messin në Botëror
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trajneri i Egjiptit pas eliminimit: Donin ta mbanin Messin në Botëror
Hassan
08/07/2026 - 08:33
Linku u kopjua

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka shpërthyer në akuza të forta pas humbjes dramatike 3:2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, rezultat që i dha fund ëndrrës së "Faraonëve" për të vazhduar më tej në turne. Egjipti kishte epërsi 2:0 deri në minutat e fundit, por Argjentina përmbysi gjithçka me tre gola të shpejtë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Pas ndeshjes, Hassan kritikoi ashpër gjyqtarin dhe sistemin VAR, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua nga vendimet arbitrare. Ai u ankua për një gol të anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it dhe për një penallti të padhënë ndaj Hamdy Fathy në aksionin që parapriu golin vendimtar të Argjentinës. Sipas tij, këto vendime ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

"Është padrejtësi. Ndoshta donin që kampionët e botës të vazhdonin garën. Ndoshta donin që Messi të mbetej në turne", deklaroi Hassan, duke shtuar se pas këtij eliminimi nuk ka ndërmend ta ndjekë më Botërorin.

Pavarësisht zhgënjimit, trajneri egjiptian përgëzoi futbollistët e tij për paraqitjen ndaj kampionëve në fuqi. Ai theksoi se shumica e lojtarëve vijnë nga kampionati vendas dhe se zbatuan në mënyrë perfekte planin e ndeshjes, ndërsa veçoi edhe paraqitjen e portierit Mostafa Shoubir, i cili me disa pritje mbajti Egjiptin në epërsi për pjesën më të madhe të takimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026