Casemiro: Brazili nuk është favorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Casemiro: Brazili nuk është favorit
New Project - 2026-06-03T172739.566
03/06/2026 - 19:27
Linku u kopjua

Mesfushori veteran i Brazilit, Casemiro, ka deklaruar se kombëtarja e tij nuk hyn si favoritja kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026, por beson se kjo mund të jetë një avantazh për “Seleçaon”.

“Ne nuk jemi favoritët e mëdhenj. Ndoshta këtë herë jemi një hap prapa, por kjo na mban vigjilentë dhe kjo është gjithmonë diçka pozitive”, tha Casemiro.

34-vjeçari pranoi se Brazili ka kaluar një periudhë të vështirë me ndryshime në pankinë dhe në drejtimin e federatës, por shprehu besim te skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Kemi lojtarë cilësorë, me përvojë, energji dhe të rinj. Mendoj se kemi përzierjen e duhur për këtë kompeticion”, shtoi ai.

Brazili synon titullin e gjashtë botëror në histori dhe do ta nisë aventurën në Grupin C, ku do të përballet me Marokun, Haitin dhe Skocinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026