Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës se gazit në banesën e tyre.
Viktima janë babai me dy fëmijët e tij, një vajzë dhe një djalë, raporton KosovaPress.
“Kemi tri viktima, babai me dy fëmijë, vajza dhe djali. Sapo kemi marrë informacionet, organet tona prej policisë, urgjenca, emergjenca, të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe stafi mjekësor, i cili ka bërë të pamundurën, por në momentin kur është bërë njoftimi, paksa ka qenë ndoshta edhe vonë, janë gjetur pa shenja jete babai me dy fëmijët e vet. Tash policia, hetuesia, prokuroria, të gjithë ata janë duke e kryer punën e vet edhe ne lutemi edhe bëjmë presion që sa më shpejt të zbardhet rasti si ka rrjedhur. Ajo çka është me rëndësi që të gjithë organet kanë qenë në vendin e ngjarjes në kohën e duhur, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur që t’i shpëtojmë tri jetë”, tha ai.
Krasniqi tha se nuk dihet si pasojë e çkafit ka rrjedh kjo, porse nga stafi mjekësor thuhet se ishte nga asfiksimi.Banesat, ku ndodhi zjarri, janë ndërtuar nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
“Ky objekt është ndërtuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, do të thotë ka qenë bashkëfinancim edhe nga ministria dhe sigurisht që vazhdimisht shërbimet publike kanë qenë në vëzhgim, në inspektim çdoherë, sepse këtu faktikisht edhe ndërrohen banorët. Do të thotë banesat nuk i kanë të përhershme, këto i kanë sipas nevojës, momentin që e bëjnë një zgjidhje lirohet banesa vjen dikush tjetër. Edhe në vazhdimësi kontrollohen banesat. Kjo me energji elektrike probleme përveç reduktimeve nuk ka pasur asnjë lajmërim asnjëherë që ka pasur ndonjë problem tjetër, asnjë rast tjetër, përveç reduktimeve që po ndodhin çdokund tjetër”, tha ai.