Tërmet në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tërmet në Shqipëri
termeti
Foto Ilustruese
23/05/2026 - 16:19
Linku u kopjua

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë Elbasanit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet janë regjistruar në orën 15:40 me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 32 kilometra në juglindje të Tiranë.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës dhe në disa zona të tjera të vendit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, shkruan Oranews, përcjell KosovaPress.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026