Të shtëna me armë në Kaçanik, policia sekuestron pushkën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Të shtëna me armë në Kaçanik, policia sekuestron pushkën
Pushka
19/05/2026 - 22:46
Linku u kopjua

Sot, rreth orës 15:20, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një ankesë, se në fshatin Begrac është dëgjuar një krismë arme e zjarrit. Pas daljes në vendin e ngjarjes është vërejtur një vrimë në kornizën e dritares dhe një tjetër në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, fillimisht është iniciuar shënim zyrtar dhe janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët rajonal për ekzaminim të vendit të ngjarjes.

“Gjatë hetimeve të njësive policore në terren është dëgjuar edhe një tjetër e shtënë në një distancë të afërt. Pas reagimit të shpejtë, është identifikuar dhe ndaluar një person i dyshuar A.G (75 vjeç), i cili kishte në posedim një armë zjarri (pushkë të gjuetisë), një gëzhojë të përdorur, si dhe një fishek”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa arma, gëzhoja dhe fisheku janë sekuestruar si prova materiale.

Me vendim të prokurotit të rastit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026