Paneli vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës konfirmoi se të pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi i plotësuan kushtet për këtë pozitë.
Paneli vlerësues vlerësoi se të gjithë kandidatët vazhdojnë në fazat e mëtejme të procesit të zgjedhjes.
Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, i kryesuar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, së bashku me anëtarët, Elza Bajrami – Kastrati, dhe Visar Krasniqi, ka mbajtur sot takim në kuadër të procedurës së përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë takimit, Paneli Vlerësues ka shqyrtuar dhe vlerësuar dokumentacionin e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.• Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës;
• Naim Abazi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës;
• Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Paneli Vlerësues do të vazhdojë me procedurat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, në përputhje me afatet dhe kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.