Te Dheu i Bardhë deri në 50 minuta pritje për hyrje në Kosovë, në Merdarë vetëm 10 deri 15
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Te Dheu i Bardhë deri në 50 minuta pritje për hyrje në Kosovë, në Merdarë vetëm 10 deri 15
kufi pritjet,jpg
19/07/2026 - 14:37
Linku u kopjua

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë me Serbinë po shënohen vonesat më të gjata për qytetarët që po hyjnë në Kosovë, këtë të diel.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 14:20, kalimi në këtë vendkalim zgjat deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin 70 deri në 80 metra, transmeton KosovaPress.

Ngarkesë më e madhe vërehet edhe në Han të Elezit dhe Muçibabë, ku qytetarëve u duhet të presin deri në 20 minuta. Në Han të Elezit kolona është rreth 100 metra, ndërsa në Muçibabë arrin në rreth 300.

Në Jarinjë koha e pritjes është 15 deri në 20 minuta, ndërsa në Kullë dhe Merdarë lëviz nga 10 deri në 15.

Në Vërmicë procedurat zgjasin 5 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 60 metra, ndërsa në Bërnjak kalimi realizohet brenda 5 deri në 10 minutash.

Në Glloboqicë, Mutivodë dhe Stançiq qytetarët kalojnë kufirin për 3 deri në 5 minuta, ndërsa qarkullimi më i shpejtë është në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit, ku procedurat përfundojnë për vetëm 1 deri në 2 minuta.

Sa i përket daljes nga Kosova, në shumicën e vendkalimeve kufitare nuk ka vonesa të theksuara dhe kalimi zgjat kryesisht 3 deri në 5 minuta. Më shumë kohë nevojitet në Kullë, deri në 10 minuta, si dhe në Vërmicë, ku pritja është 5 deri në 10 minuta.

Ndërkohë, për automjetet e rënda nuk raportohen kolona apo vonesa të konsiderueshme në asnjërën prej pikave kufitare. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026