Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të fluturojnë për në Pakistan për bisedime mbi Iranin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të fluturojnë për në Pakistan për bisedime mbi Iranin
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Pakistan për bisedime mbi Iranin të shtunën, njofton Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, Irani konfirmon se ministri i tij i jashtëm do të udhëtojë gjithashtu në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, por nuk përmend bisedimet me SHBA-në.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit thotë se aktualisht nuk ka negociata me SHBA-në në axhendën e udhëtimit.
Më parë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se Irani kishte një shans për të “bërë një marrëveshje të mirë dhe të mençur” , duke shtuar se bllokada detare amerikane e porteve iraniane “po rritet dhe po bëhet globale”, raporton BBC.
Diku tjetër, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit - kjo vjen pasi Trump njoftoi një zgjatje tre-javore të armëpushimit Izrael-Liban.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.