Rritet numri i rasteve të dhunës në familje, publikon raportin Zyra për Viktimat
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje, publikon raportin Zyra për Viktimat
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
19/06/2026 - 20:36
Linku u kopjua

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se gjatë periudhës 12–19 qershor 2026 ka trajtuar gjithsej 46 raste të reja në nivel të Kosovës.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e rasteve lidhet me dhunën në familje, gjithsej 36 raste, ndërsa janë evidentuar edhe raste të trafikimit me njerëz, dhunimit, tentim dhunimit, si dhe një rast i krimeve të luftës. Po ashtu, janë trajtuar edhe raste të mospërfilljes së gjykatës.

Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave kanë adresuar një numër të konsiderueshëm kërkesash në gjykata, përfshirë urdhra mbrojtjeje, urdhra mbrojtjeje emergjente, si dhe kërkesa për ndryshim, vazhdim dhe ndërprerje të urdhrave mbrojtës.

Sipas raportit, janë mbajtur gjithsej 85 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 110 këshilla juridike.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 17 aktgjykime dënuese, 2 liruese dhe 1 refuzues, si dhe janë realizuar referime të rasteve në institucione të ndryshme si ANJF dhe QPS.

ZMNV thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e viktimave dhe ofrimin e ndihmës juridike në të gjitha rastet e trajtuara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026