Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër - Lepenc ka cenuar situatën e sigurisë në vend.
Gjeneralmajor Barduani, i cili në tetor e mori zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, nënvizon rëndësinë e KFOR-it në rrethanat aktuale.
Çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dezinformatat në rajon siç thotë ai, po bëjnë që në Kosovë të ketë potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit.
“Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë... KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.”
“Ura e Ibrit çështje politike dhe jo ushtarake”, thekson komandanti i KFOR-it.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim