Stuhia me breshër godet Istogun dhe disa rajone – raportohet për dëme të mëdha në bujqësi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Stuhia me breshër godet Istogun dhe disa rajone – raportohet për dëme të mëdha në bujqësi
Një stuhi me breshëri ka goditur pasditen e sotme komunën e Istogut dhe disa rajone të tjera të vendit, duke dëmtuar dëme të mëdha në bujqësi.
Shefqet Gjocaj ka publikuar pamje dhe video në Facebook me nje mbishkrim: “Furtunë me breshër shkatërrues në Istog. Bresheri i madh ka shkatërruar pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore dhe serrat! Qytetarët presin ndihmë nga Ministria e Bujqêsisë dhe Qeveria”.
KosovaPress merr vesh se ndër fermerët e prekur është edhe Nazmi Blakaj, me mbi 5 hektarë të mbjellë me shalqi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë celsius, ndërsa moti paradite do të jetë me diell. Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona, përcjell KosovaPress.
Edhe të martën do të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.