Vuçiq: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se mungesa e konsensusit mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e kapitullit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë, ishte e pritshme.
“Duhet të shqetësohemi më shumë se cilën rrugë ose hekurudhë të hapim, jo cilin grup. Nuk ka nevojë të shqetësohemi shumë, gjithçka është përafërsisht e pritshme”, tha ai gjatë një interviste në programin e përditshëm të lajmeve të Radios dhe Televizionit të Serbisë të mërkurën në mbrëmje.
Vuçiq deklaroi gjithashtu se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e vet ndaj Moskës dhe Kievit në periudhën e ardhshme dhe se do t’i vazhdojë marrëdhëniet e mira me të dyja vendet.
Lideri serb njoftoi gjithashtu se vendimi për të shpallur zgjedhje të reja në Serbi do të merret në gusht ose shtator.
“Zgjedhjet me shumë gjasa do të mbahen në tetor ose nëntor, me shumë mundësi së pari parlamentare, pastaj presidenciale”, tha Vuçiq.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.