SHBA-ja fillon sulmet kundër Iranit
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA-ja fillon sulmet kundër Iranit
8765
08/07/2026 - 23:01
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një rund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ketë përfunduar.

Këto sulme bëhen një ditë pasi ushtria amerikane goditi disa zona ushtarake, pasi Irani shënjestroi anije tregtare në brigjet e Omanit.

"Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit", thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore të SHBA-së në X.

Mediat iraniane kanë raportuar shpërthime në qytetet Bandar Abbas dhe në Sirik.

Trumpi të mërkurën herët deklaroi se SHBA-ja do ta godiste Iranin fuqishëm në mbrëmje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026