Humbja e tre vëllezërve në betejën në Doganaj të Kaçanikut nuk ishte e lehtë për Zaim Zenunin (Salijaj), i mbijetuar i kësaj masakre i 13 prillit 1999. Përmes një rrëfimi për KosovaPress ai riktheu kujtimet e luftës, duke treguar se si në moshë shumë të re përjetoi humbje të rënda familjare.
Ai si veteran i luftës në Kosovë kujtoi fillimet e angazhimit të tij në luftë menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
Në rrëfimin e tij, ai u ndal edhe tek historia e familjes, duke kujtuar vëllezërit e vrarë dhe kontributin e tyre gjatë luftës, përfshirë furnizimin e ushtrisë me bukë dhe angazhimin në shërbimet mjekësore. Po ashtu, ai përmendi edhe përndjekjet e vazhdueshme nga regjimi serb ndër vite, përfshirë arrestimet dhe maltretimet e familjarëve.
“Ne si familje jemi maltretuar tri herë nga regjimi serb. Në '91-tën si familje, njerëz mbas njerëzve, i kanë marrë tre vëllezërit, edhe prindin. Pastaj në '94-tën të njëjtin rast, domethënë i kanë marrë dy vëllezërit edhe babën. Edhe në '98-tën i kanë marrë tre vëllezërit në Stacion të policisë në Ferizaj, i kanë maltretuar edhe punëtorët që kanë punuar në fabrikën, në furrën e bukës që kemi pasur aty”, kujtoi Zenuni.“Unë kam qenë në ushtri edhe më 13 prill e kam parë që ka pasur luftime të mëdha, po unë jam qenë i angazhuar në pjesën andej. Edhe në momentin kah fundi i ditës erdhi një bashkëluftëtari im, Musa Zenuni që e respektoj shumë, edhe ma bën Zaim tha duhet me dalë na tha me këqyr se ka pasur luftime në këtë pjesën kendej.Tha të interesohemi për familjarët e tu se atëherë s'ka pasur komunikim mjaftueshëm. Edhe dolëm, gjatë rrugëtimit për me ardhë në këtë pjesë gjatë rrugëtimit nji djalë, edhe ai po thotë, ai nuk po më njeh mua, po i thotë Musës, Zenunit tha a e ke njoftuar Zaimin që t'i kanë u vra vllaznia? Edhe Musai m'ë tha që Zaim tha vetëm nji vëlla t'u ka vra fillimisht. Gjatë rrugëtimit tana m'tha po m'vjen keq tha t'i kanë vra dy vllazni, po para se me ardhë këtu m'thanë që bano i fortë se t'i kanë vra tre vllazni. Tashti në atë moment e niva veten të t'lodht shpirtnisht po apet e di që lufta pa gjak nuk fitohet”, kujtoi ai.
Ai me dhimbje kujton edhe momentin kur ka jap edhe lamtumirën e fundit vëllëzërve të tij.
“Kur e kemi fillu këtë rrugëtim, ne e kemi ditë që nuk që mundemi me shpëtu... 03:27...Po është kënaqësi tashti mes shoqërisë, kam veteranë të luftës, kam shokë të luftës, është një pjesë e mirë e asaj historie të kalume. Është një pjesë që u qenë pak e paimagjinueshme si ushtar i UÇK-së, si Ushtri Çlirimtare me i dalë përballë një okupatori serb që u kan pothuajse e treta në Evropë për armatim e për fuqi domethënë ushtarake, po i kemi përballu edhe asaj ne”, u shpreh ai.
Ndërsa sa i përket përkujdesjes institucionale, i mbijetuari shprehu zhgënjim të thellë, duke theksuar se shteti nuk po bën sa duhet për dëshmorët dhe familjet e tyre.
“Jo. Shteti për deri sa qeveritarët për çdo ditë e diskutojnë çështjen e veteranëve të luftës, se a paguhen shumë a paguhen pak, nuk ja vlen. Shteti nuk interesohet as për dëshmorë as për martirë. Më vjen keq për këtë fjalë që e them se unë kam kontribu shumë për këtë shtet. Unë e kam pasë nji ëndërr tjetër për këtë shtet, që ky shtet do të kujdeset shumë për të rënët edhe për fëmijët e dëshmorëve. Për mu mos t'kujdeset, unë apet mbijetoj. Për familjet e dëshmorëve, fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e viktimave, shteti duhet të kujdeset fort”, tha ai
/KosovaPress/.