Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim
Inspektorati Policor i Kosovës, pikërisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve arrestuan sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga ankuesja, e cila ka denoncuar rastin, në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.