Tahiri shpëton jetën e një gruaje, nderohet me mirënjohje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri shpëton jetën e një gruaje, nderohet me mirënjohje
mirenjohja1
14/04/2026 - 12:56
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim qytetarin Faton Tahiri, i cili disa ditë më parë shpëtoi jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në Liqenin e Livoçit.

Me këtë rast, Hyseni i ndau mirënjohje Tahirit për reagimin e shpejtë dhe guximin e treguar, duke theksuar se ai vuri në rrezik edhe jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Kryetari i Gjilanit e cilësoi Tahirin si shembull të një qytetari që i bën krenarë të gjithë, duke shtuar se veprime të tilla humane dëshmojnë solidaritetin në momentet më të vështira.

Ai përfundoi duke shprehur mirënjohje dhe respekt për aktin heroik të qytetarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026