Dhomat e Specializuara të Kosovës në procesin gjyqësor kundër ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kanë refuzuar dëshminë e dëshmitarit Koen Herlaar në cilësinë e ekspertit, raporton KosovaPress.
Ky ekspert ishte dëshmitarë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili dëshminë e tij e dha në mars.
“Gjykatësi refuzoi të pranonte dëshminë si ekspert të dëshmitarit të ZPS-së Koen Herlaar, i cili dha dëshminë e tij në gjykatë në mars, dhe konstatoi se ajo nuk mund të vlerësohej siç duhet për shkak të aspekteve të lidhura me metodologjinë dhe dëshminë e dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.
Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.