Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë deklaruar se vetëm institucioni i Avokatit të Popullit i Dhomave të Specializuara ka mandat për proceset në këtë gjykatë dhe jo institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.
Në përgjigjen nga ky institucion thuhet: “Dhomat e Specializuara janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjykime të drejta dhe të paanshme. Nuk është e qartë se cili është statusi i raportit të publikuar në faqen e internetit të Avokatit të Popullit të Kosovës. Ju lutem vini re se, sipas Kushtetutës së Kosovës, është Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara, dhe jo Avokati i Popullit i Kosovës, ai që ka përgjegjësi ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Neni 162 i Kushtetutës së Kosovs)”.
“Standardet ndërkombëtare janë shkelur në mënyrë flagrante, sidomos tani pasi fjalët përfundimtare janë kryer. Tani gjykata ka një arsyetim të çuditshëm që nuk mund ta gjesh në juridiksione të zakonshme; tani thotë se ekziston një frikë që të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarët, të cilët tashmë kanë dëshmuar, dhe t?i frikësojnë ata”, ka thënë Qerkini.
Procesi gjyqësor ndaj “katërshes”, në krahasim me proceset gjyqësore qoftë me Tribunalin e Hagës dhe rastet e tjera të krimeve të luftës që nga paslufta, dallon thelbësisht edhe në cenimin e parimit të transparencës, thonë nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.Raporti për Gjykatën Speciale i Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, ndër të tjera, ka theksuar edhe pranimin e provave nga Serbia në këtë gjykim.
Tw enjeten, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales” lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ky raport përbën një konfirmim të qartë se alarmet tona kanë qenë të drejta dhe të argumentuara.