Bojkoti i debatit për president, Haxhiu paralajmëron pasoja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bojkoti i debatit për president, Haxhiu paralajmëron pasoja
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për diskutim të presidentit, ku opozita nuk po merr pjesë.
Para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se nuk ka pasur mundësinë që të vazhdojë seancën e 5 marsit, marrë parasysh qëndrimet politike të subjekteve opozitare.
Albulena Haxhiu, e cila është njeherit edhe ushtruese e detyrës së presidentes, tha se në demokraci parlamentare mund të ketë dallime të thella politike, por siç shtoi Haxhiu, është një vijë që nuk duhet të ketë kaluar për respektim të rendit kushtetues.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka arsyetuar thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme, duke thënë se nuk ka pranuar asnjë nënshkrim nga partitë opozitare për president.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.