IHMK tregon si do të jetë moti sot
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
IHMK tregon si do të jetë moti sot
moti vera
26/07/2026 - 08:23
Linku u kopjua

Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta gjatë së dielës, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 25 dhe 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e qytetarëve. Mëngjesi do të karakterizohet nga temperatura të freskëta, ndërsa gjatë orëve të ditës moti do të jetë komod deri mesatarisht i ngrohtë. Në zonat më të ulëta, ku temperaturat mund të arrijnë rreth 30 deri në 31 gradë Celsius, pritet një ngarkesë e lehtë termike gjatë mesditës, veçanërisht për të moshuarit, personat me probleme kardiovaskulare dhe grupet e ndjeshme.

Instituti rekomandon hidratim të mjaftueshëm dhe shmangie të ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Edhe kushtet agrometeorologjike vlerësohen të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e ditës dhe netët relativisht të freskëta do të krijojnë kushte të mira për kulturat e arave, perimet dhe pemët. Megjithatë, në zonat ku temperaturat do të afrohen me 31 gradë Celsius, fermerëve u rekomandohet të monitorojnë lagështinë e tokës dhe të kryejnë ujitjen sipas nevojës, mundësisht në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026