Përleshje fatale në Prizren, vdes një 27-vjeçar - Policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje fatale në Prizren, vdes një 27-vjeçar - Policia jep detaje
POLICIA
Foto Ilustruese
14/06/2026 - 16:22
Linku u kopjua

Një përleshje me mjete të forta mes kushërinjve në Kobaj të Prizrenit shkaktoi vdekjen e një 27-vjeçari.

Përveç tij, edhe babai i viktimës, rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime.

Lajmin për Kosova Press e ka konfirmuar zëdhënësi Ii Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi njoftoi se të dyshuarit, si dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, tha ai.

Policia tashmë ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë.

Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026