Spanjë - Belgjikë, sonte mësohet rivali i Francës, formacionet e mundshme
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Spanjë - Belgjikë, sonte mësohet rivali i Francës, formacionet e mundshme
Spanje-Belgjike
10/07/2026 - 13:14
Linku u kopjua

Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte nga ora 21:00 në stadiumin “SoFi” të Los Angelesit, në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, ku fituesi do t’i bashkohet Francës në gjysmëfinale. “Furia e Kuqe” vjen në këtë duel pasi eliminoi Portugalinë me rezultat 1:0, ndërsa Belgjika siguroi kualifikimin me një fitore bindëse 4:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajneri Luis de la Fuente pritet ta nisë ndeshjen me Unai Simon në portë, ndërsa në mbrojtje do të jenë Pedro Porro, Robin Le Normand, Pau Cubarsi dhe Marc Cucurella. Mesfusha pritet të përbëhet nga Martin Zubimendi, Pedri dhe Fabian Ruiz, ndërsa në sulm do të jenë Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal dhe Nico Williams. Te Belgjika, Rudi Garcia pritet t’i besojë Matz Sels në portë, me Thomas Meunier, Wout Faes, Koni De Winter dhe Maxim De Cuyper në mbrojtje. Në mesfushë pritet të luajnë Nicolas Raskin, Youri Tielemans dhe Kevin De Bruyne, ndërsa treshja sulmuese do të përbëhet nga Jeremy Doku, Romelu Lukaku dhe Charles De Ketelaere.

Spanja konsiderohet favorite falë lojës së qëndrueshme dhe mbrojtjes së fortë, pasi ende nuk ka pësuar gol në këtë Botëror. Megjithatë, Belgjika ka treguar efikasitet të madh në sulm dhe trajneri Rudi Garcia ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme t’i bëjë ballë favoritëve, ndërsa Romelu Lukaku ka theksuar se “Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte” për të eliminuar spanjollët. Fituesi i këtij dueli do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e 14 korrikut.

Formacionet e mundshme:

Spanjë (4-2-3-1): Courtois; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; Tielemans, Vanaken; Trossard, De Bruyne, Doku; De Ketelaere.

Belgjikë (4-2-3-1): Simón; Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026