Në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr vëmendje të madhe të tifozëve, ku shihet trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, duke bërë shaka sikur po tenton t’ia “vjedh” veturën Edon Zhegrovës, derisa sulmuesi kosovar është i zënë duke dhënë autografe për disa tifozë.
Pamjet, të cilat po shpërndahen me shpejtësi në platforma të ndryshme, kanë shkaktuar reagime të shumta dhe interpretime të ndryshme në mesin e tifozëve të Juventusit dhe jo vetëm.
Mungesa e hapësirës së rregullt në fushë po shihet nga disa si një sinjal i paqartë për planifikimet e stafit teknik, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e reprezentuesit kosovar në Torino.
KosovaPress— ? سباليتي يتظاهر بسرقة سيارة زيغروفا أثناء أنشغال الاعب مع المشجعين . pic.twitter.com/kgmOQ3HhdW
— Mishari ❿ (@mis18M) April 12, 2026