​Cubarsi vetëm pesë pasime të gabuara në tre ndeshjet e para të Botërorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Cubarsi vetëm pesë pasime të gabuara në tre ndeshjet e para të Botërorit
cubarsi
27/06/2026 - 15:41
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Barcelonës dhe i Spanjës, Pau Cubarsi, po vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës, duke konfirmuar edhe një herë talentin e tij të jashtëzakonshëm, pavarësisht se është vetëm 19 vjeç.

Në tri ndeshjet e para të Kupës së Botës, Cubarsi ka tentuar 294 pasime, prej të cilave 289 kanë qenë të sakta, duke gabuar vetëm pesë herë.

Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime të mëdha, sidomos në ndeshjen e fundit, ku u dallua për menaxhimin e lojës, leximin e topave të gjatë, forcën në duele dhe qetësinë në fazën mbrojtëse. Ai fitoi shumicën e përballjeve direkte ndaj sulmuesit Darwin Nunez dhe mbrojtësit Ronald Araujo.

Ndërkohë, edhe pse sistemi mbrojtës me rrezik të lartë i trajnerit Hansi Flick te Barcelona e vë shpesh në situata të vështira, Cubarsi vazhdon të dëshmojë se është një mbrojtës me cilësi të jashtëzakonshme, duke treguar pjekuri, lidership dhe qetësi që tejkalojnë moshën e tij.

Cubarsi po luan për herë të parë në Kupën e Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026