Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)njoftoi sot finalizimin e një operacioni të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Në kuadër të procedimit penal, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendim të datës 14 prill ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë.
F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa hetimet janë ndjekur nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm.
Episodet e tjera kanë të bëjnë me trafikimin e një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Holandës, tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Holandës, trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Në kuadër të hetimeve, GJKKO ka vendosur gjithashtu sekuestrimin preventiv të 232 pasurive me një vlerë totale rreth 12 milionë euro. Mes tyre përfshihen kompani tregtare, kuota në shoqëri të ndryshme, pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe hotele në disa qytete të vendit, si dhe 89 automjete dhe 72 llogari bankare.
Konkretisht: Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.
Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.