Haxhiu e dënon gjuhën seksiste të deputetit Geci ndaj Vlora Çitakut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu e dënon gjuhën seksiste të deputetit Geci ndaj Vlora Çitakut
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka dënuar gjuhën seksiste të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci ndaj deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku në seancën e kaluar.
Ajo tha se nuk ka qenë e njoftuar se çfarë i ka thënë ai të martën nënkryetares së kuvendit, dhe për këtë është njoftuar tek dje përmes mediave.
Ndërkaq, sa i përket deklaratës së tij për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, të cilin e ndërlidhi me burgimin e përjetshëm të Naim Murselit, Haxhiu tha se kjo gjuhë është përçarëse dhe “goditje të veprës madhështore të UÇK-së”.
Ajo u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare, me kërkesën që të dënojnë një gjuhë të tillë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.