Shkatërrohet parcela me kanabis në Shkodër, dy të arrestuar
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shkatërrohet parcela me kanabis në Shkodër, dy të arrestuar
fddsf
20/06/2026 - 14:26
Linku u kopjua

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj, në Malësi të Madhe.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive dhe përdorimit të metodave proaktive për identifikimin e aktivitetit kriminal. Gjatë kontrollit në terren, policia zbuloi një parcelë ku ishin kultivuar 306 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Në vendin e ngjarjes u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy persona, të identifikuar me inicialet N.Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K.P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Ata dyshohen se kanë kultivuar bimët narkotike.

Policia bëri të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026