Sot finalja mes KV Dritës – KV luboteni
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot finalja mes KV Dritës – KV luboteni
volejbnoll meshkujt
05/04/2026 - 14:02
Linku u kopjua

Sot, Pallati i Sporteve ‘1 Tetori’ në Prishtinë do të jetë arena e finales së madhe të Kupës së Kosovës në volejboll për meshkuj, ku do të ballafaqohen KV Drita dhe KV Luboteni.

Ndeshja, e cila nis në orën 17:00, pritet të jetë një spektakël i vërtetë mes dy prej forcave më të mëdha të volejbollit kosovar.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që ky takim të kulmojë me një atmosferë festive, duke ftuar adhuruesit e sportit të mbushin shkallët e palester për të përcaktuar fituesin e trofeut të çmuar.

KV Drita vjen me një motiv të lartë për të dëshmuar dominimin e saj, ndërsa KV Luboteni njihet për forcën dhe përvojën në ndeshje finale, gjë që garanton një luftë të ashpër për çdo pikë mbi rrjetë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026