“Kupa të çohet në Mitrovicë”, Trepça synon fitore në finalen me Bashkimin
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
“Kupa të çohet në Mitrovicë”, Trepça synon fitore në finalen me Bashkimin
Torcidaa
Foto Ilustruese
13/05/2026 - 14:38
Linku u kopjua

Sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Bashkimit, një përballje që pritet me interes të madh nga tifozët, raporton KosovaPress.

Mitrovicasit hyjnë në këtë duel me epërsi në seri 1-0, pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 94:79. Takimi sonte nis nga ora 19:30 dhe mund të jetë vendimtar për rrjedhën e mëtejshme të finales.

Në “Tempullin e basketbollit kosovar”, mitrovicasit kanë optimizëm të madh për një tjetër fitore dhe për vazhdimin e rrugës drejt titullit kampion.

Në prononcim për KosovaPress, Gazmend Sejdiu ka thënë se skuadra ka një projekt afatgjatë dhe synimi mbetet trofeu i kampionit.

“Kupa e Kosovës të çohet në Mitrovicë”

“Sigurisht që fitore, projekt i nisur para 5-6 viteve nga Kryetari i Klubit Lindriti edhe Vullneti, na jemi shumë krenarë dhe presim që edhe këtë vit ta fitojmë titullin dhe të vazhdojmë në arenën ndërkombëtare me fitore. Gjithçka për ne basketbolli në Mitrovicë është gjithçka dhe presim me fitu. Sigurisht që fitore, por me shumë kënaqësi kisha pas qejf që titulli, që loja për titull të vendoset në Mitrovicë dhe kupa e Kosovës të çohet në Mitrovicë”, ka thënë Sejdiu

Edhe Afrim Sadiku është shprehur optimist për sukses të Trepçës, duke e vlerësuar skuadrën mitrovicase si më të fortën në vend.

Presim një lojë të fortë edhe fitore të Trepçës

“Po besoj që presim një lojë të fortë edhe fitore të Trepçës. Trepça është një klub ku për momentin është klubi më i madh në Kosovë për basketboll, e shikojmë me shumë dëshirë. Unë pres, pavarësisht që edhe Bashkimi ka një ekip shumë të fortë, megjithatë pres dominim të Trepçës që ka me fitu 4-0”, ka thënë ai

Ndërkohë, Eris Fera ka theksuar rëndësinë e klubit për qytetin dhe ka shprehur besim të plotë në fitore.

“Trepça është zemra e Mitrovicës”

“Pres fitore për Trepçën, se edhe nëse fitojnë kemi me shkua si me fitua finalen në Prizren kundër Bashkimit. Trepça është zemra e Mitrovicës, kështu që besoj që Trepça është zemra e Mitrovicës dhe simbolizon krejt për zemrën tonë të gjithë. O Trepça jonë kampione, inshallah bëhemi kampion”, ka thënë Fera për KosovaPress.

Trepça synon të shfrytëzojë avantazhin e serisë dhe mbështetjen e tifozëve vendas për të bërë një hap të madh drejt titullit kampion, ndërsa Bashkimi kërkon të barazojë serinë dhe të mbetet në garë për trofeun.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026