Sot ekzekutohen pagat në sektorin publik, Murati: Aplikohen shkallët e reja të tatimit
Lexohet për: 2 min.
Hekuran Murati - Konferenca per media (10 of 11)
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot do të ekzekutohen pagat në sektorin publik duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura persona.

“Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi. Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto”, ka shkruar ministri Hekuran Murati në Facebook.

Ai, tha se përfitimi mujor prej 6.8 euro ndoshta dikujt nuk do t’i duket shumë, por nëse llogariten janë 2.3 milionë euro në muaj.

“Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milion euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

https://kosovapress.com/aplikimi-i-shkalleve-te-reja-per-tatimin-ne-te-ardhura-personale-nis-nga-gushti-i-ketij-viti

https://kosovapress.com/ndryshohen-shkallet-e-tatimit-kaq-eshte-norma-per-te-ardhurat-mujore-mbi-450-euro

https://kosovapress.com/ndryshimi-i-shkalles-se-tatimit-ne-paga-shkakton-huti-tek-komuniteti-biznesit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024