Aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale nis nga gushti i këtij viti
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) ka njoftuar se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të fillojë nga gushti i këtij viti.

Përmes një njoftimi për media nga ATK-ja thuhet se deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për muajin gusht të këtij viti do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.

“Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024. Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142”, thuhet në njoftim.

Me tutje thuhet se ATK-ja të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë.

“Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë dhe varësisht se për cilën periudhë tatimore do të bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit, sistemi do t’ju mundësoj deklarimin dhe pagesën e tatimit në përputhje me Ligjin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

https://kosovapress.com/ndryshohen-shkallet-e-tatimit-kaq-eshte-norma-per-te-ardhurat-mujore-mbi-450-euro

Kurse, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.

“Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”, ka shkruar Murati në Facebook.

https://kosovapress.com/ndryshohen-shkallet-e-tatimit-murati-tregon-sa-do-te-paguajne-tatim-te-punesuarit

https://kosovapress.com/ndryshimi-i-shkalles-se-tatimit-ne-paga-shkakton-huti-tek-komuniteti-biznesit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024