Kompania e internetit ISP Broadcast për herë të parë do të ofrojë sistemin 6G në Kosovë me një cilësi të lartë duke filluar nga viti i ardhshëm. Gjithashtu me pagesën e internetit do të mundësohet inovacioni i ri, duke mundësuar që konsumatorët e kompanisë të kenë me vete internet kudo që shkojnë në botë.
Në darkën e fund-vitit, pronari i kompanisë Qëndrim Kryeziu u shpreh se kanë kapërcyer jashtëzakonisht shumë me procedurat e përshpejtuara, duke i vendosur fibrat optikë të internetit. Ai ka njoftuar se edhe TV Arbëria do të fillojë së funksionuar më 7 janar 2025.
Një fjalë rasti në këtë ceremoni ka mbajtur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
“Produktet e ISP-së gjithmonë kanë qenë dhe janë ato që na japin shërbime. I falënderoj në emër të Komunës së Malishevës. Është e para, e cila i ka vendosur edhe fibrat optikë. Kjo kompani ka zanafillën në Malishevë. I ka shërbyer edhe jetës publike, politike, kulturore. Kjo kompani është shumë e lidhur me qytetarët e kësaj komune”, ka thënë Kastrati.“E ka prekur pikën - rinia jonë në komoditet të zyrave të mira të Kosovës, në pagesa pothuajse mbi standardet e vendit, jetojnë në ofrimet që ka bërë kjo kompani. Dhoma e Tregtisë e ka si anëtar të devotshëm kontribuues”, ka thënë Malushaj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka thënë se kjo kompani i ka shërbyer jetës publike, politike e kulturore, duke u lidhur me qytetarët e kësaj komune.