Ndryshimi i shkallës së tatimit në paga shkakton huti tek komuniteti i biznesit
Tema
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndryshimi i shkallës së tatimit në paga ka shkaktuar ‘huti’ tek bizneset. Komuniteti i bizneseve ka kërkuar dialog publiko-privat, pasi që sipas tyre, ka mungesë të informatave për ndryshimin e legjislacionit përkatës, e që rrjedhimisht sipas tyre lidhet edhe me dialogun e mangët publiko-privat përgjatë viteve të fundit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, derisa thotë se ligji është pozitiv, konsideron se duhet të ndërpriten praktikat e mos konsultimit me komunitetin e biznesit.

Se ka mungesë të dialogut publiko-privat, e thotë edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. Ai në një përgjigje me shkrim për KosovaPress derisa kërkon që të shmangen situatat e tilla siç thekson ai hutuese, thotë se i pakuptimtë është fakti që dispozitat e një akti ligjor, në këtë rast të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, shfuqizohen ose ndryshohen me dispozitat e një akti tjetër ligjor që rregullon pagën minimale,

Ndërsa, Shyqiri Bytyqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se në këtë rast përfiton vetëm i punësuari, derisa shton se ato kompani që kanë pas pagë minimale me ligjin e vjetër, tani detyrohen të rrisin pagën minimale me vendimin e ri.

Në anën tjetër, edhe bizneset vendimin e shohin pozitiv. Pronari i një kompanie në vend, Shaqir Palushi derisa thotë se ky ligj do të ndikojë pozitivisht, thotë se duhet të rritet paga minimale.

Ndërsa, për njohësin tjetër të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, kjo pagë minimale duhet të rritet.

Nga muaji shtator, secili i punësuar në Kosovë duhet të marrë nga 6.8 euro më shumë në pagë, pasi siç ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës më 23 gusht ka hyrë në fuqi Ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Shkallët tatimore deri tash në Kosovë:

Paga prej 0 – 80 euro (0 për qind tatim) = 0 euro

Paga prej 80 – 250 euro (4 për qind tatim) = 6.8 euro

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekadë. Sipas Muratit të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.

https://kosovapress.com/ndryshohen-shkallet-e-tatimit-murati-tregon-sa-do-te-paguajne-tatim-te-punesuarit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024