Slot ka ‘çdo arsye për të besuar’ se do të mbetet trajner i Liverpoolit
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Slot ka ‘çdo arsye për të besuar’ se do të mbetet trajner i Liverpoolit
arne slot
14/05/2026 - 14:48
Linku u kopjua

Liverpooli renditet në vendin e katërt në Premier Ligë, 20 pikë larg liderit Arsenalit, vetëm një vit pasi fitoi titullin në sezonin e parë me Slot në krye.

Të Kuqtë shpenzuan një rekord prej 450 milionë funtesh për lojtarë të rinj verën e kaluar, por ky investim deri më tani nuk ka sjellë shumë përfitime.

Lëndimet e lojtarëve kryesorë e kanë penguar Slot gjatë gjithë sezonit, ndërsa klubi është dashur të përballet dhe me vdekjen e Diogo Jota në një aksident me makinë në korrik.

Në konferencën e tij për shtyp, para ndeshjes të së premtes, Slot bëri të ditur se mendon qe do të jetë trajneri i Liverpoolit sezonin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se po e vendos vetë këtë, por kam çdo arsye të besoj se jam trajneri i Liverpoolit sezonin e ardhshëm. Para së gjithash, kam kontratë me klubin dhe së dyti nga të gjitha bisedimet që po zhvillojmë. Ky është mendimi im” – tha Slot.

Një vend në pesë vendet e para do të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe Liverpooli ka një diferencë prej katër pikësh, mbi Bournemothin e vendit të gjashtë me dy ndeshje të mbetura.

Por frustrimi ndaj Slot është rritur në mesin e turmës në Anfield gjatë muajve të fundit.

Pati fishkëllima të forta në kohën e fundit të barazimit 1-1 të fundjavës së kaluar kundër Chelseat në vështirësi dhe ulërima tallëse për vendimin e tij për të zëvendësuar Rio Ngumoha gjatë asaj ndeshjeje.

“Mendoj se bota ka arritur në një pikë ku nëse një menaxher ose një klub nuk ka sezonin më të mirë, gjithmonë ka një debat. Kjo është në të gjithë botën, jo vetëm te Liverpooli. Ky është realiteti i ri në futboll. Nuk më takon mua të gjykoj njerëzit që më gjykojnë. Ata kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre” – shtoi Slot.

Slot premtoi pas ndeshjes me Chelsean se do të ofrojë një ekip të ndryshëm sezonin e ardhshëm, nëse afati i transferimeve shkon siç pret ai. Ish-trajneri i Feyenoord konfirmoi se është në zemër të planeve të klubit për transferimet dhe planifikimin për sezonin e ardhshëm.

“Ne e dimë se ku shkojmë në turne. Janë bërë plane dhe kanë vazhduar bisedimet me klubin për lojtarë të rinj dhe unë jam i përfshirë në këtë” – përfundoi Slot.

Megjithatë ish-lojtari i Liverpoolit, Xabi Alonso, ishte menduar si një pasardhës i mundshëm i Slot, por raportet e kësaj jave sugjerojnë se ish-trajneri i Bayer Leverkusen dhe Real Madridit është më afër marrjes së drejtimit të Chelseat sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, për Mohamed Salah kishte pasur frikë se egjiptiani, i cili do të largohet pas nëntë vitesh të shkëlqyera në Liverpool në fund të sezonit, mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin pasi pësoi një dëmtim në kofshë muajin e kaluar, por Slot konfirmoi se ai do të jetë i aftë të luajë në një rol të kufizuar për udhëtimin në Villa.

Liverpool ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër Aston Villas, me 15 maj, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026