Rama para koncertit të Kanye West: E fut Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Rama para koncertit të Kanye West: E fut Shqipërinë në një tjetër hartë globale
stadiumi foto11
11/07/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Pak orë para se të mbahet në Tiranë koncerti i Kanye West, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamjet nga stadiumi ku do të zhvillohet eventi.

Për kryeministrin ku koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të muzikës.

“GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Përmes këtyre pamje, Rama u përgjigjet edhe kritikave në lidhje me shumën e akorduar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këtë organizim, prej 4 milionë eurosh.

Sipas Ramës ky nuk është shpenzim por investim që vendit do t’i kthehet pas nga vizitorët që kanë mbërritur në Tiranë në 48 orët e fundit.

“Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, por VETEM KUSH NUK DO S’E KUPTON që ato 4 milionë janë një INVESTIM, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë të ardhurat që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit – është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë”, thotë Rama duke e cilësuar si një marketing për Shqipërinë.

“Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është MARKETING GLOBAL PËR SHQIPËRINË, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.

“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë! Nga koncerti Kanye West pak javë më parë, Stambolli pati mbi 100 milionë Euro vlerë të shtuar.

Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë. Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, thotë kreu i qeverisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026