Tri fitore për klubin e volejbollit kosovar në turneun “Nilüfer 2026” në Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tri fitore për klubin e volejbollit kosovar në turneun “Nilüfer 2026” në Turqi
Projekti Ri (46)
20/05/2026 - 17:51
Linku u kopjua

Klubi kosovar i volejbollit, Suti Sport, ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Nilüfer 2026”, i cili u zhvillua në Bursa të Turqisë. Klubi u përfaqësua në këtë garë me grupmoshat U16 dhe U14.

Vajzat e Suti Sport treguan një nivel të lartë loje dhe karakter sportiv, duke regjistruar një bilanc pozitiv prej tri fitoresh dhe vetëm një humbjeje minimale në fazën gjysmëfinale.

Rrugëtimi i ekipit dhe rezultatet:
  • Suti Sport 2:0 Hatay
  • Suti Sport 2:0 Bayramiç
  • Suti Sport 2:0 Mikolayiv
  • Suti Sport 1:2 Braila (Gjysmëfinale)

Për këtë paraqitje dinjitoze ka reaguar edhe Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), e cila ka përgëzuar klubin Suti Sport për përfaqësimin dhe punën e palodhshme që po bën në zhvillimin e volejbollit të vajzave në rrafshin ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026