Sllovakia shpallet kampion i Evropës në rugby
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sllovakia shpallet kampion i Evropës në rugby
New Project - 2026-06-14T151712.236
14/06/2026 - 17:19
Linku u kopjua

Ditën e dytë të Kampionatit Evropian "Rugby Europe Sevens Conference 2", që po mbahet në Istog, Sllovakia ka siguruar titullin pasi mposhti në finale Gjibraltarin me rezultat bindës 24-07.

Federata e Ragbit e Kosovës e ka vlerësuar lart këtë organizim historik, duke e quajtur

"Një turne të shkëlqyer, plot emocione, ragbi cilësor dhe frymë sportive".

Përveç triumfit ekipor, sllovakët festuan edhe në nivel individual, pasi ylli i tyre Matthew Cingel u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë i turneut (MVP) falë paraqitjeve mbresëlënëse e konsistente.

Ndërkohë, medalja e bronztë i ka takuar San Marinos, i cili në një përballje dramatike mposhti Estoninë me rezultat të ngushtë 22-17.

Sa i përket rënditjes finale të ekipeve të tjera në këtë ditë vendimtare, Kosova u përball me Greqinë për vendin e 7-të, Mali i Zi luajti kundër Bosnje e Hercegovinës për vendin e 5-të, ndërsa Estonia dhe San Marino diskutuan medaljen e bronztë në një fundjavë të jashtëzakonshme për ragbin kosovar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026