Ambasada amerikane – Kombëtares së Kosovës: Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada amerikane – Kombëtares së Kosovës: Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme
Dardanet
01/04/2026 - 12:54
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje historike në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Turqia në ndeshjen vendimtare të play-off-it, në një përballje ku fituesi siguronte kualifikimin.

Skuadra kosovare, sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë ajo që arriti ishte e jashtëzkonshme, me një përpjekje të shkëlqyer, duke luajtur me zemër, vendosmëri dhe krenari.

“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës - luajti me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme” – shkroi Ambasada e Amerikës në Facebook.

Kosova pësoi humbje ndaj Turqisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën, në Prishtinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026