Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protestë të hënën nëse nuk ekzekutohen pagat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protestë të hënën nëse nuk ekzekutohen pagat
Protesta RTK 9 qershor 26
10/07/2026 - 12:13
Linku u kopjua

Federata Sindikale e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestë të hënën, më 13 korrik, nëse pagat e punëtorëve nuk ekzekutohen gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të sindikatave, sot shënohet dita e dhjetë që punonjësit e transmetuesit publik kanë mbetur pa pagat e rregullta.

Ata bëjnë të ditur se, pas një takimi urgjent me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, është kërkuar alokimi i menjëhershëm i mjeteve financiare, ndërsa kanë vendosur ultimatum që në rast të mosrealizimit të pagesave, protestat do të nisin të hënën në orën 11:30 para objektit të RTK-së.

Sindikatat theksojnë se paga është një e drejtë ligjore dhe jo privilegj, duke shtuar se nuk ka më vend për premtime apo arsyetime burokratike që, sipas tyre, po rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve.

Përveç protestës, Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar se do të kërkojnë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, të cilët i akuzojnë për dështim në sigurimin e funksionimit normal të transmetuesit publik dhe për përsëritjen e krizës së vonesës së pagave.

Sindikatat u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve të RTK-së që të marrin pjesë në protestë dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të të drejtave të tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026