Si e rriti Lista Serbe mbështetjen me 20 për qind brenda gjashtë muajsh?
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Si e rriti Lista Serbe mbështetjen me 20 për qind brenda gjashtë muajsh?
Lista Serbe
19/06/2026 - 11:15
Linku u kopjua

Lista Serbe mund të lëvdohet se është njëra nga fitueset e mëdha të zgjedhjeve të fundit në Republikën e Kosovës.

Kjo pasi subjekti që mbledh rreth vetes serbët kosovarë pro presidentit nga Beogradi, Aleksandar Vuciq,rriti rezultatin e saj me rreth 20 për qind krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, duke kaluar nga 4.49 për qind në 5.40 për qind të votave në nivel vendi.

Ky është suksesi më i madh i saj në katër proceset e fundit elektorale sa i përket përqindjes së besimit të marrë nga qytetarët, ndonëse me shifrën prej 43,838 votave që kapën me 7 qershor, Zlatan Elek me bashkëpartiakët e tij nuk arritën rekordin edhe në numër votash, në po aq zgjedhje. Atë e kishin kapur më 14 shkurt 2021, kur patën marrë besimin e 44,407 qytetarëve.

Në votimet e 28 dhjetorit 2025, kjo listë kishte marrë 42,759 vota ose 4.49 për qind, duke siguruar po ashtu nëntë ulëse parlamentare.

Më 9 shkurt 2025 pati regjistruar rezultat më të dobët, pasi nuk shkoi në më tepër se 39,915 vota ose 4.26 për qind, ndërsa kishte ruajtur numrin e njëjtë të mandateve.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lista Serbe kishte marrë 44,407 vota ose 5.09 për qind.

Sipas një vëzhgimi që i ka bërë KosovaPress rezultateve të KQZ-së del se krahasuar me 28 dhjetorit 2025, Lista Serbe, më 7 qershor e ka rritur mbështetjen për 1,076 vota, ndërsa në raport me zgjedhjet e shkurtit 2025, ajo ka fituar 3,920 vota më shumë.

Megjithatë, rekordi i Listës Serbe në numër votash, por jo me përqindje, mbetet ai i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur kishte marrë 44,407 vota, që janë 572 më shumë se rezultati i regjistruar më 7 qershor 2026.

Pavarësisht kësaj, rezultati prej 5.40 për qind në zgjedhjet e fundit përbën performancën më të mirë të krye subjektit të serbëve të Kosovës në aspektin proporcional gjatë katër proceseve të fundit zgjedhore. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026