Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
eu
06/07/2026 - 18:54
Linku u kopjua

Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian javën e ardhshme, ndërsa Mali i Zi pritet të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë.

Po ashtu, Moldavia dhe Ukraina pritet të avancojnë me nga dy kapituj të rinj, bëjnë të ditur burime të afërta me procesin.

Sipas burimeve të BE-së, të cituara nga dtt-net.com, përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare janë duke diskutuar aktualisht mbylljen e Kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë) për Shqipërinë.

Për Malin e Zi, diskutimet janë përqendruar në mbylljen e Kapitullit 8, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën pritet të miratohen hapa të tjerë për avancimin e negociatave të tyre të anëtarësimit, shkruan ATSh.

Vendimet pritet të formalizohen gjatë takimeve të javës së ardhshme, nëse shtetet anëtare arrijnë konsensus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026