Shqipëria, vendi bregdetar evropian, ende pak i njohur për shumë të huaj, po tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më të përballueshme për të kaluar vitet e pensionit, sipas “Travel+Leisure”.
Vendi “i fshehtë” ballkanik kombinon jetesën e përballueshme me peizazhet natyrore mahnitëse, transmeton atsh, përcjell KosovaPress.
Kosto e ulët e jetesës dhe natyrë mbresëlënëse
Ky vend i Ballkanit, i njohur për peizazhet e tij natyrore dhe plazhet e mrekullueshme në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, ofron një kombinim tërheqës mes kostos së ulët të jetesës dhe një stili jetese të qetë.Shembuj konkretë të kostos së jetesës
Sipas Norm Bour, bashkëpunëtor global i “International Living” që jeton në Shqipëri, një çift mund të përballojë jetesën me një buxhet prej 1,200 dollarësh në muaj, veçanërisht nëse zgjedh të jetojë jashtë Tiranës, pasi mbetet qyteti më i shtrenjtë në vend.
Edhe për personat që preferojnë të jetojnë vetëm, qiratë mbeten relativisht të ulëta.
Shpenzimet për energji dhe shërbime shkojnë rreth 75 dollarë, ndërsa për ushqim mund të shpenzojnë mesatarisht rreth 20 dollarë në ditë, shpesh duke ngrënë edhe jashtë.
Në këtë mënyrë, shpenzimet totale arrijnë dukshëm nën 1,200 dollarë në muaj.
Si të jetosh me këtë buxhet
Sipas Bour, për të rritur mundësinë për të jetuar, në Shqipëri – me rreth 1,200 dollarë në muaj mund të ndiqen disa rregulla të thjeshta:
Përveç Shqipërisë, lista e “International Living” përfshin edhe disa destinacione të tjera ku pensionistët mund të jetojnë me këtë buxhet, mes tyre Bali në Indonezi, si dhe vende si Bullgaria, Kamboxhia, Kolombia, El Salvador, Letonia, Lituania, Nikaragua, Peruja, Rumania, Sri Lanka, Tajlanda dhe Vietnami.
Raporti vjen në një kohë kur kostoja e jetesës në shumë vende është rritur ndjeshëm.Megjithatë, Shqipëria mbetet një nga vendet ku stili i jetesës së rehatshëm mund të arrihet ende me një buxhet relativisht modest.