Shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall ditë zie pas humbjes së dy nxënësve dhe prindit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall ditë zie pas humbjes së dy nxënësve dhe prindit
malisheve
17/04/2026 - 09:12
Linku u kopjua

Shkolla Fillore e mesme e ulët “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, dita e premte, më 17 prill 2026, është shpallur ditë zie në këtë institucion arsimor.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve të klasës së tretë, Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha.

Gjatë kësaj dite do të pezullohet procesi mësimor, ndërsa nxënësit dhe stafi janë ftuar që ditën ta respektojnë me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

Nga drejtoria e shkollës është bërë e ditur se për organizimin e mbledhjes komemorative do të njoftohet me kohë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026