Komuna e Mitrovicës fillon projektin për mbulimin e qytetit me kamera sigurie
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Mitrovicës fillon projektin për mbulimin e qytetit me kamera sigurie
Mitrovice e Jugut
24/06/2026 - 13:21
Linku u kopjua

Mitrovica e Jugut ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë në qytet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili tha se komuna e Mitrovicës do të jetë komunë e sigurt.

Projekti ka filluar nga objekti i komunës dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit me vendosjen e kamerave në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Komuna e Mitrovicës do të jetë komunë e sigurt. E filluam nga objekti i komunës dhe deri në fund të këtij viti do të vazhdojmë shtrirjen e instalimit të kamerave në gjithë qytetin”, shkroi Peci.

Ai  ka ritheksuar se siguria e qytetarëve  është në radhë të parë dhe se, siç ka thënë ai, çdo ditë do të jetë në  shërbim  të qytetit dhe banorëve të tij.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026