Shkoi ta marrë “të dashurën” në Lezhë, tiranasi deshi t’ia mbysë nënën duke e shtypur me makinë
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shkoi ta marrë “të dashurën” në Lezhë, tiranasi deshi t’ia mbysë nënën duke e shtypur me makinë
Një 28 vjeçar nga Tirana shkoi sot pak pas orës 2 të mesnatës, ta marri bashkëjetuesen e tij, e cila po rrinte te të afërmit e saj në rrugën Skënderbeu në Lezhë.
Këta të fundit dolën të flasim me “dhëndrin”. Me shumë gjasë, muhabetet nuk kanë shkuar më së miri dhe 28 vjeçi ka sulmuar me makinë, nënën e bashkëjetueses së tij. 43 vjeçja pësoi lëndime dhe përfundoi në spitalin e traumës, në Tiranë, sipas policisë shqitpare.
Kjo e fundit reagoi shpejt dhe arrestoi të riun nga Tirana, i cili dyshohet për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestruoi automjetin e përdorur në ngjarje. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.