Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet që lundrojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke theksuar se forcat amerikane janë të gatshme të garantojnë lirinë e lundrimit në këtë korridor strategjik.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, CENTCOM njoftoi se rrugët e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë të jenë të hapura dhe se Irani nuk kontrollon këtë rrugë ujore ndërkombëtare, e cila përdoret nga anijet tregtare për transportin global të mallrave dhe energjisë.
CENTCOM theksoi se trafiku detar po zhvillohet normalisht dhe se forcat amerikane mbeten të pozicionuara për të garantuar lirinë e lundrimit, pavarësisht, siç thuhet në deklaratë, "agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare të pajustifikuara nga Irani".