Australia ka konfirmuar, për herë të parë, praninë e virusit të gripit të shpendëve, duke shënuar momentin kur varianti shumë ngjitës H5N1, është raportuar tashmë në çdo kontinent, raportoi BBC.
Sipas autoriteteve australiane të bujqësisë, virusi është zbuluar te një zog deti migrator, në Australinë Perëndimore, në një zonë të largët pranë Parkut Kombëtar “Cape Le Grand”, rreth 700 kilometra nga Perth.
Një rast i dytë i dyshuar është raportuar te një shpend tjetër i egër, ndërsa autoritetet theksojnë se deri tani, nuk ka shenja për ngordhje masive të kafshëve.
Sipas studimeve, virusi ka shkaktuar humbjen e mijëra kafshëve detare në ato zona, ndërsa mendohet se është përhapur përmes shpendëve migratorë, nga rajone të tjera të Oqeanit Jugor.
Autoritetet australiane pritet të konfirmojnë brenda disa ditëve, nëse virusi është përhapur edhe në popullata të tjera shtazore në vend.