ShBA intensifikon presionin ndaj Iranit, mbi 50 mijë trupa në gatishmëri
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
ShBA intensifikon presionin ndaj Iranit, mbi 50 mijë trupa në gatishmëri
750644126_1417822227059420_5952477172735593541_n
18/07/2026 - 07:59
Linku u kopjua

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka përfunduar valën e fundit të sulmeve kundër Iranit, duke mbyllur natën e shtatë radhazi të operacioneve ushtarake.

Sipas njoftimit të CENTCOM-it, operacionet përfunduan më 17 korrik në orën 21:30 sipas kohës lindore të SHBA-së. Gjatë sulmeve u goditën pika vëzhgimi, infrastruktura logjistike ushtarake, depo nëntokësore të armëve dhe kapacitete detare të Iranit. Në operacion u angazhuan avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake, krahas mjeteve të tjera ushtarake.

CENTCOM bëri të ditur se vazhdon ta mbajë Iranin përgjegjës sipas urdhrave të Komandantit të Përgjithshëm dhe se po zbaton plotësisht një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Sipas njoftimit, më shumë se 50 mijë pjesëtarë të forcave amerikane janë të dislokuar në Lindjen e Mesme dhe mbeten në gjendje të lartë gatishmërie për përmbushjen e misioneve të tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026