Andin Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Andin Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
ANDIN HOTI 1234
10/07/2026 - 13:54
Linku u kopjua

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar themelimin e Grupit Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Sipas një njoftimi të ministrisë, përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare thekson se synon ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe u garantojnë atyre qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale.

Sipas ministrisë, hartimi i këtij programi synon të krijojë një kornizë të qartë për mbështetjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë, përmes mekanizmave dhe masave që do të zbatohen gjatë periudhës 2026–2027.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026